• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rashkovski: Softueri u implementua plotësisht në 80 ditët e para

Rashkovski: Softueri u implementua plotësisht në 80 ditët e para

Shkup, 14 mars 2023 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë dhe cili do person tjetër nuk parashtron kërkesë Qeverisë që të miratojë diçka për prokurim. Këto kërkesa jepen kur të miratohet buxheti. Kërkesën time ia referova ministrit, Qeverisë dhe Kuvendit, kur iu referova pse janë kërkuar ato mjete, tha ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski në seancën e sotme për rastin “Softuerët”, duke iu përgjigjur pyetjes së prokurorisë "nëse ai ka dorëzuar informacion tek Qeveria se do të prokurojë softuer".

Duke iu përgjigjur pyetjes së tërthortë të prokurorit publik nëse ai si sekretar i përgjithshëm ia ka dorëzuar qeverisë qëllimin për një blerje të tillë, Rashkovski tha se nuk ka nevojë të dorëzohen informata të tilla.

I pyetur nëse ka aprovim nga Qeveria për blerjen e softuerit, Rashkovski tha se nuk ka, sepse nuk ka pasur nevojë ta kërkojë dhe prandaj nuk mund ta ketë.

Ndërsa lidhur me atë se a ka informacione nga ai në Qeveri për fazat e zbatimit, Rashkovski tha se sipas informacioneve të tenderit, konfirmimi i fazave është punë që bëhet nga autoriteti kontraktues.

"Softueri është implementuar plotësisht në 80 ditët e para. Nuk mund të kërkosh konfirmim për fazat e implementimit, kur ke para vetes një produkt të përfunduar", tha Rashkovski.

Pasi prokurori e theksoi deklaratën e njërit nga ekspertët se të dhënat nga MPB-ja nuk janë dorëzuar, Rashkovski tha se softueri funksionon edhe pa bazat e të dhënave të MPB-së, gjegjësisht se ato nevojiten që të mund të shqiptoni dënime.

Në lidhje me faktin se nuk ka evidencë për frekuentimin në punë në Qeveri për personat e angazhuar me kontratë autoriale, Rashkovski tha se ka evidencë për atë që është bërë nga ana e tyre.

"Nuk e di se çfarë duhet më shumë se kaq. Unë kam 5430 takime sa kam qenë Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë dhe nga asnjëri nuk ka procesverbal, sepse kjo është burokratizim i punës", tha Rashkovski.

Në seancën e sotme ka përfunduar prezantimi i provave materiale nga ana e mbrojtjes dhe me propozim të saj Rashkovski ka dhënë deklaratë para Gjykatës, pas së cilës është marrë në pyetje nga prokurorja publike Maja Koneska.

Gjykimi është në procedurë provash dhe e udhëheq gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska.

Sipas aktakuzës, Rashkovski akuzohet për vepra penale "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit" dhe "larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra ndëshkuese".

Personat I.D., I.H., D.S., I.I., I.I. dhe M.S. akuzohen për "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit" nga Kodi penal. 

Seanca e radhës për rastin “Softuerët” është më 30 mars. ls/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR