• e enjte, 29 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Raportuesit e Komisionit Monitorues të AP të Këshillit të Evropës në takime në Kuvend

Raportuesit e Komisionit Monitorues të AP të Këshillit të Evropës në takime në Kuvend

Shkup, 23 prill 2025 (MIA) - Raportuesit për Dialogun Post-Monitorues të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Këshillin e Evropës sot do ta vizitojnë Kuvendin, ku do të takohen me kryetarin e Kuvendit, i cili është edhe kryetar i Komisionit Kushtetues, Afrim Gashi, si dhe me anëtarë të disa komisioneve dhe grupeve parlamentare si dhe të grupeve dhe organeve koordinuese parlamentare.

Përfaqësuesit e Komisionit Monitorues të AP të Këshillit të Evropës do të takohen me anëtarët e Komisionit për Çështje Kushtetuese, Komisionit Juridik-Ligjvënës, kryetar i të cilit është Aleksandar Veljanovski dhe Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarëve, kryetar i të cilit është Dimitar Apasiev.

Raportuesit do të takohen me Nikolla Micevskin, koordinator i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit "Maqedonia juaj", me Oliver Spasovskin, koordinator i Grupit Parlamentar të LSDM-së dhe Koalicionit për Ardhmëri Evropiane, me Blerim Bexhetin, koordinator i Grupit Parlamentar të BDI-së dhe Koalicionit "Fronti Evropian", me Halil Snopçen, koordinator i Grupit Parlamentar të VLEN-it, me Boban Karapejovskin, koordinator i Grupit Parlamentar të Lëvizjes ZNAM dhe me Borisllav Kërmov, koordinator i Grupit Parlamentar të partisë politike E Majta. sa/

FOTO: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR