Raportimi për bombë e shtyu përkohësisht seancën e Kuvendit të Republika Sërpska
- Për shkak të raportimit se është vendosur një bombë në ndërtesën e Kuvendit popullor të Republika Sërpska në Banja Llukë, fillimi i seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit të RS-së është shtyrë për në orën 11:30, raporton Beta.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:44, 22 gusht, 2025
Banja Llukë, 22 gusht 2025 (MIA) - Për shkak të raportimit se është vendosur një bombë në ndërtesën e Kuvendit popullor të Republika Sërpska në Banja Llukë, fillimi i seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit të RS-së është shtyrë për në orën 11:30, raporton Beta.
Njoftimi u lëshua pak pas orës 10, kur u krye një evakuim i menjëhershëm i deputetëve, punonjësve të Kuvendit dhe gazetarëve.
Policia i kërkoi të gjithëve ta lëshojnë ndërtesën e Kuvendit.
Në rend dite të seancës së jashtëzakonshme është shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për shpalljen e referendumit lidhur me aktgjykimin e Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje dhe Hercegovinës (KQZ) për t'ia hequr mandatin presidencial Millorad Dodikut, pasi ai u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të veprimtarisë politike, për shkak të moszbatimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë të Bosnje dhe Hercegovinës.
Deputetët duhet urgjentisht të votojnë për ndryshimet e propozuara të Ligjit për referendum dhe iniciativës qytetare, sipas të cilit komisioni i emëruar nga Parlamenti i RS-së do të jetë përgjegjës për zhvillimin e referendumit.
Deputetët duhet të tregojnë mendimin e tyre dhe për dorëheqjen e kryeministrit të RS-së, Radovan Vishkoviq, raporton Beta. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s