• e premte, 05 dhjetor 2025

Raportime për bomba në shkolla ​​fillore në Shkup dhe Kumanovë

Raportime për bomba në shkolla ​​fillore në Shkup dhe Kumanovë

Shkup, 28 tetor 2025 (MIA) - Në disa shkolla fillore në Shkup dhe Kumanovë sonte në adresat elektronike morën mesazhe për mjete shpërthyese të vendosura. Ministria e Punëve të Brendshme informon se po kryhen kontrolle në shkolla.

"Sot (28.10.2025) rreth orës 18:00, në SPB të Shkupit dhe SPB të Kumanovës është raportuar se në email adresat e disa shkollave fillore kanë arritur mesazhe për mjete shpërthyese të vendosura në shkolla. Në vijim janë kontrollet nga ana e nëpunësve të policisë", informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas disa raportimeve të mediave, alarmet për bomba në Shkup u raportuan në email adresat e shkollave në Komunën e Aerodromit, pas së cilës të gjitha aktivitetet e pasdites në ato shkolla u pezulluan dhe fëmijët u dërguan në shtëpi.

SPB Kumanovë konfirmoi këtë pasdite se disa shkolla fillore kanë marrë mesazhe për mjete shpërthyese të vendosura në shkolla.

"Sot rreth orës 18:00, në SPB të Shkupit dhe SPB të Kumanovës është raportuar se në email adresat e disa shkollave fillore janë marrë mesazhe për vendosjen e mjeteve shpërthyese në shkolla. Në vijim janë kontrollet nga nëpunësit policor", njoftoi SPB e Kumanovës.

Më parë, nga Sektori për arsim në Komunën e Kumanovës konfirmuan se në email adresat e shkollave ishin marrë raportime për bomba të dyshuara të vendosura. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR