• e diel, 22 dhjetor 2024

Raporti i QMBN: Përkatësia politike dhe etnike mbeten bazat më të zakonshme për diskriminim, çdo i treti është diskriminuar mbi të paktën një bazë

Raporti i QMBN: Përkatësia politike dhe etnike mbeten bazat më të zakonshme për diskriminim, çdo i treti është diskriminuar mbi të paktën një bazë

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Përkatësia politike dhe etnike vazhdon të jetë baza më e zakonshme për diskriminim, ndërsa çdo i treti qytetar është diskriminuar së paku në një bazë, tregojnë rezultatet e anketës së Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN), të cilën të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Misioni i OSBE-së në Shkup e realizoi gjatë muajit maj dhe qershor të këtij viti.

Është ulur besimi i qytetarëve në institucionet me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi, tregojnë të dhënat, i vetmi institucion që ka shënuar rritje është Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga korrupsioni (KSHPK).

Të dhënat e barometrit për perceptimin e qytetarëve, se cilat janë bazat më të zakonshme të diskriminimit, më së shumti janë në përputhje me statistikat e KSHPK-së, theksoi kryetari i KSHPK-së, Igor Jadrovski në fjaIimin hapës në konferencë dhe shtoi se në tre vitet e fundit, përfshirë shtatorin e vitit 2023, Komisioni ka vepruar në gjithsej 847 parashtresa.

Ai thotë se është në rritje numri i qytetarëve që fillimisht do të kontaktonin Komisionin si institucion në të cilin do të kërkonin parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

"E ngjashme është situata me përputhshmërinë e fushave në të cilat qytetarët e perceptojnë diskriminimin dhe të dhënat e Komisionit. Diskriminimi më së shpeshti vërehet në fushën e punës dhe marrëdhëniet e punës, qasja në mallra dhe shërbime, dhe mediat dhe informimi publik", tha Jadrovski.

Rezultatet tregojnë se të anketuarit që janë deklaruar se kanë qenë të diskriminuar në 12 muajt e fundit, më së shpeshti janë diskrimunuar në hapësirën publike, si dhe gjatë kërkimit të punës ose gjatë punës. Çdo i pesti i anketuar ka deklaruar se ishte i diskriminuar nga personeli shëndetësor.

Në vitin 2023 pothuajse nuk ka dallim në perceptimin e diskriminimit etnik ndërmjet maqedonasve etnikë dhe shqiptarëve etnikë. Duke krahasuar hulumtimet e viteve të kaluara për perceptimin e diskriminimit etnik ndërmjet maqedonasve etnikë dhe shqiptarëve etnikë, perceptimi i diskriminimit në bazë të përkatësisë etnike është ulur te shqiptarët, ndërsa është rritur te maqedonasit.

Në konferencën e sotme mori pjesë edhe ambasadori evropian në vend, Dejvid Gir i cili theksoi se Bashkimi Evropian mbështet përpjekjet për të luftuar diskriminimin në fusha të ndryshme dhe vazhdimisht rishikon strategjinë e tij të brendshme, se çfarë mund të bëjë delegacioni për të rritur efikasitetin e tij në përballjen me diskriminimin.

"Për ju si vend kandidat, pyetja është se si ta shfrytëzoni sa më mirë procesin e anëtarësimit, për t'u avancuar në rrugën drejt BE-së. Unë mendoj se ajo që shihni është se legjislacioni i Bashkimit Evropian ofron shumë mundësi dhe ju mund ta përdorni atë si një levë për reforma të mëtejshme. Të shfrytëzohen institucionet që ekzistojnë këtu dhe të sigurohet efektiviteti i tyre në luftimin e këtyre çështjeve", theksoi Gir. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR