• e martë, 24 dhjetor 2024

Raporti i KE-së: Niveli i mirë i gatishmërisë në fushën e shkencës dhe kërkimit

Raporti i KE-së: Niveli i mirë i gatishmërisë në fushën e shkencës dhe kërkimit

Shkup, 11 nëntor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut ka një nivel të mirë gatishmërie në fushën e shkencës dhe kërkimit. Është bërë njëfarë progresi në drejtim të forcimit të kapaciteteve të sektorit publik dhe privat për kërkimin dhe inovacionet, përmes rritjes së buxhetit për shkencën, përmes zhvillimit të Strategjisë së Specializimit të zgjuar që ende nuk është miratuar, dhe përmes vazhdimit të përmirësimit të pjesëmarrjes së vendit në programin Horizont Evropë.

Megjithatë, mbetet të zbatohen rekomandimet e vitit të kaluar, konstaton Komisioni Evropian (KE) në Raportin për progresin e vendit në vitin 2023.

Për vitin e ardhshëm, KE-ja rekomandon që vendi të rrisë investimet në fushën e shkencës, në përputhje me prioritetet e reja të Zonës Evropiane të Kërkimit, dhe të zhvillojë masa të reja për promovimin dhe pjesëmarrjen më të madhe në Horizont Evropa. Gjithashtu, vendi duhet të miratojë Strategjinë e specializimit të mençur dhe të fillojë zhvillimin e masave për zbatimin e saj.

Në raport theksohet se Maqedonia e Veriut ka bërë disa përparime në aspektin e përputhshmërisë me standardet evropiane për kërkimin dhe inovacionet. Buxheti për shkencën në vitin 2022 dhe 2023 është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin 2021 (nga afërsisht 3.5 milion euro në 1.3 milion euro). Megjithatë, shteti ndan vetëm 0.38 për qind të PBB-së për kërkimin dhe inovacionin, dhe pjesëmarrja e sektorit privat në këtë fushë është e dobët, pra vetëm 0.1 për qind e PBB-së.

Siç thuhet në Raport, pozitive është pjesëmarrja e shtetit në programin Horizont Evropë, që është programi kuadër i BE-së për kërkimin dhe inovacionet. Sipas të dhënave, në vitin 2022 shteti kishte dhjetë projekte me vlerë prej katër milionë euro, duke tejkaluar performancën e vitit 2021. Por autoritetet duhet të forcojnë pjesëmarrjen në Zonën e re Evropiane të Kërkimit dhe Agjendën Evropiane të Inovacioneve.

Në tabelën e inovacioneve të BE-së, Maqedonia e Veriut klasifikohet si “novatore në zhvillim” për të dytin vit radhazi, domethënë tregon rezultate më të mira, nga 45.6 për qind në vitin 2022 në 46.3 për qind në vitin 2023. Në vitin 2022, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik ndau pothuajse 16.5 milionë euro për të mbështetur 98 inovacione dhe kërkime në 209 kompani private.

Përpjekjet e Fondit për të intensifikuar sinergjitë ndërmjet bizneseve dhe komunitetit akademik duhet të vazhdojnë dhe prioritet duhet t'i jepet tranzicionit të gjelbër dhe atij digjital, thekson KE.

Instituti Evropian për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (IET) njoftoi se në nismën e arsimit të lartë (IET higher education initiative) për vitin 2023, dy institucione të arsimit të lartë nga Maqedonia e Veriut janë përzgjedhur për financim si partnerë të plotë të konsorciumeve të mëdha.

Strategjia për specializimin inteligjent, e cila është një dokument strategjik investimi, ende nuk është miratuar. Shteti duhet të sigurojë gjithashtu një kornizë mbrojtëse për përdorimin efikas të fondeve në fushën e kërkimit dhe inovacioneve", thekson KE. sa/

Foto/Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR