Raporti i KE-së: Autoritetet maqedonase vazhduan të punojnë në zbatimin reformave
- Maqedonia e Veriut vazhdon me harmonizim të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, që ka dëshmuar për zgjedhjen e saj strategjike, theksohet në konkluzionet përfundimtare për vendin në Pakon e raporteve për zgjerimin të hartuara nga Komisoni Evropian.
- Post By Melahat Baftija
- 13:05, 4 nëntor, 2025
Bruksel, 4 nëntor 2025 (MIA) - Maqedonia e Veriut vazhdon me harmonizim të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, që ka dëshmuar për zgjedhjen e saj strategjike, theksohet në konkluzionet përfundimtare për vendin në Pakon e raporteve për zgjerimin të hartuara nga Komisoni Evropian.
"Zyrtarët kanë vazhdiuar të punojnë në udhërrëfimet për sundimin e drejtësisë, reformat në administratën publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike, si dhe në planin aksional për mbrojtjen e minoriteteve, të cilat duhet të finalizohen në një proces inkluziv", theksohet në konkluzionet.
Në dokument shtohet s enevojiten aktivitete të mëtejshme të shpejta dhe vendimtare lidhur me përcaktueset për fillim të bisedimeve në pajtim me Kornizën negociuese, me qëllim që Grupkapitulli i parë të hapet sa më shpejt që është e mundur dhe kur do të plotësohen kushtet e vendosura.
"Maqedonia e Veriut duhet t'i intensifikojë përpjekjet e saj për të zbatuar reformat që lidhen me BE-në, veçanërisht në kuadër të grupit "Vlerat thelbësore", në veçanti për të mbështetur sundimin e ligjit, sidomos duke mbrojtur pavarësinë dhe integritetin gjyqësor, si dhe duke forcuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Korrupsioni duhet të trajtohet pa pushim, duke përfshirë forcimin e zbatimit dhe krijimin e një historiku të fortë në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin përfundimtar të rasteve të nivelit të lartë", thuhet në konkluzione.
Komisioni Evropian thekson edhe se vendi vitin e kaluar nuk ka ndërmarrë "hapa vemdimtarë" për progresin e bisedimeve për anëtarësim dhe ende nuk i ka miratuar ndryshimet kushtetuese, duke përfshirë edhe për përfshirjen në Kushtetutë të qytetarëve që jetojnë në to, ndërsa janë pjesë e kombësive tjera, siç janë bullgarët, konforn konkluzioneve nga korriku i vitit 2022, të cilat është obliguar që t'i fillojë.
"Marrëveshjet dypalëshe me vendet fqinje, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshjes për mirësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, kërkojnë besim nga të gjitha palët", shtohet në konkluzione.
Në pjesën e përgjithshme të konkluzioneve, Komisioni Evropian thekson se anëtarësimi në BE është investim srategjik në një Evropës të fuqishmne, stabile, të sigurt dhe të bashkuar të bazuar në vlera të përbashkëta demokratike, ndërsa investimi në zgjerim, gjithashtu është edhe në interes strategjik të sigurisë të BE-së.
"Zgjerimi është dhe do të mbetet proces i ashpër, korrekt dhe i bazuar në merita të mbështetur në progresin objektiv të arritur nga çdo vend të përfshirë në zgjerim. Kjo kërkon vendosmëri për zbatimin e reformave të pakthyera në të gjitha fshat e të drejtës në BE, me theks të veçantë në themelet e procesit të zgjerimit", qëndron në dokument.
Në të theksohet se vendet kandidate për anëtarësim duhet të zbatojnë reformat e nevojshme, duke siguruar transformim të qëndrueshëm të ekonomive, sistemeve demokratike dhe shoqërive të tyre, gjë që kërkon që ato të kryejnë ndryshime transformuese, të ndërtojnë besim dhe të sigurojnë konsensus ndërshoqëror.
"Anëtarësimi në BE është një zgjedhje strategjike. Partnerët duhet të pranojnë dhe promovojnë në mënyrë të vendosur dhe të qartë vlerat e BE-së. Përputhja me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së është një sinjal më domethënës se kurrë më parë i vlerave të përbashkëta dhe orientimit strategjik në kontekstin e ri gjeopolitik", shtohehet në konkluzione. mb/
Foto: MIA