• e martë, 24 dhjetor 2024

Raporti i IKS: Narrativa të dëmshme politike tek 10 parti politike dhe liderët e tyre, 11 media onlajn dhe 9 televizione

Raporti i IKS: Narrativa të dëmshme politike tek 10 parti politike dhe liderët e tyre, 11 media onlajn dhe 9 televizione

Shkup, 19 prill 2024 (MIA) - Instituti për studime komunikuese (IKS) e ka publikuar raportin e pestë në kuadër të hulumtimit "Matje të narrativave të dëmshme DËMSH-ME (SHTET-NA), që paraqet sublimat të të dhënave nga monitorimi i praktikave komunikuese në aktorët politikë, në të cilat janë identifikuar narrativat shtetërore dhe bartje në media në marsë të vitit 2024. Instituti për studime komunikuese thekson se kandidati për president të shtetit nuk janë lëndë e këtij monitorimi.

"Ngjashëm sikur edhe me muajt paraprak, më shumë narativave të dëmshme janë të notuar tek VMRO-DPMNE (43), pastaj tek LSDM-ja dhe E Majta (27). Tek BDI-ja ka shënuar rritje të njoftimeve të dëmshme në krahasim me muajt e kaluar, ndërsa në mesin e partive opozitare të shqiptarëve etnikë në vend, narrativat më të dëmshme janë vërejtur tek Alternativa", thuhet në raportin e publikuar nga IKS.

Shtohet se ky është raporti i parë njëmujor nga fillimi i monitorimit në shtator të vitit 2023, që bëhet me qëllim, nënvizojnë nga Iks, të detektohen me kohë narrativat e dëmshme të propaganduara nga aktorët politikë të ndërlidhur me fushatën parazgjedhore.

Një pjesë e mediave, që janë lëndë e monitorimit, thuhet në raport, në mars kanë vazhduar t'u ndihmojnë aktorëtve politikë në përhapjen e narrativave të dëmshme.

Pozitive është që vërehet zvogëlim i numrit të kronikave të "dëmshme" në lajmet qendrore tek nëntë TV -stacione.

"TV Alfa është sërish media me numrin më të madh të kontributeve me narrativa të dëmshme (35), por edhe ky televizion, si dhe shumica e atyre që janë pjesë e analizës, shënon rënie në krahasim me muajin shkurt. Megjithatë, në shumicën e mediave onlajn, praktika e transmetimit të njëanshëm të retorikës toksike të aktorëve politikë vazhdon e pandërprerë. Portali Kurir është në vendin e parë për nga numri i postimeve “të dëmshme” (gjithsej 42), dhe për herë të parë që nga fillimi i monitorimit, "Nezavisen", me gjithsej 35 postime, del në vendin e dytë. Pas tyre janë A1on (23) dhe Republika (21). Ngjashëm me rastin e aktorëve politikë, narrativat më të zakonshme të dëmshme në media janë përzgjedhja e njëanshme, minimi i besimit te institucionet, sulmet e personalitetit dhe demonizimi, nxitja e ndarjeve dhe krijimi i dezinformatave", sipas raportit të IKS.

Hulumtimi SHTET-NA, IKS e zbaton me studiues dhe ekspertë nga fusha e komunikimit dhe medias. Objekt i monitorimit janë 10 partitë politike dhe liderët e tyre, partitë e të cilave kanë të paktën dy deputetë në përbërjen parlamentare 2020-2024, si dhe komunikimi në Fejsbuk i anëtarëve të Qeverisë së RMV. Në monitorimin e mediave monitorohen 11 media onlajn dhe 9 stacione televizive.

Ky hulumtim është realizuar në kuadër të projektit “Përdorimi i gazetarisë së bazuar në fakte për ngritjen e vetëdijes dhe kundër dezinformimit në hapësirën mediatike në Maqedoninë e Veriut: Përdorni faktet”, mbështetur nga Ambasada britanike në Shkup. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR