• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Raporte: Hamasi dorëzoi përgjigje të përditësuar për armëpushim në bisedimet për Gazën

Raporte: Hamasi dorëzoi përgjigje të përditësuar për armëpushim në bisedimet për Gazën

Tel Aviv, 24 korrik 2025 (MIA) - Grupi militant palestinez Hamas dorëzoi përgjigje deri te ndërmjetësit në lidhje me armëpushimin e propozuar për konfliktin e Gazës, publikoi në Telegram.

Mediat izraelite, duke cituar burime të informuara, publikuan se përgjigja është version i përditësuar, edhe pse përmbajtja nuk u zbulua menjëherë.

Sipas agjencisë amerikane të lajmeve Aksios, i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Stiv Uitkof, sot pritet të takohet në Romë me ministrin izraelit të Çështjeve strategjike, Ron Dermer dhe me përfaqësues nga Katari.

Nëse arrihet përparim i mjaftueshëm, Uitkof do të udhëtojë nga Roma në Doha, në kryeqytetin e Katarit, më vonë këtë javë për t'u përpjekur të finalizojë marrëveshjen e armëpushimit, sipas Aksios, duke cituar burime amerikane dhe izraelite.

SHBA-ja, së bashku me Katarin dhe Egjiptin, ndërmjetësojnë midis Izraelit dhe Hamasit, të cilët nuk kanë zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta. Propozimi në tryezë parashikon armëpushim 60-ditor gjatë të cilit Hamasi do të lirojë 10 nga pengjet e mbetura.

Pas armëpushimit, janë planifikuar bisedime për zgjidhje të përhershme të konfliktit. Raportet e mediave tregojnë për mosmarrëveshje të vazhdueshme rreth çështjeve kryesore, duke përfshirë dhe përpjekjen e tërheqjes së trupave izraelite, veçanërisht nga Gaza jugore. Izraeli insiston që forcat e tij të mbajnë tampon zonë përgjatë kufirit me Egjiptin. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR