• e diel, 22 dhjetor 2024

Raport: Pandemia e ngadalësoi luftën globale kundër pirjes së duhanit

Raport: Pandemia e ngadalësoi luftën globale kundër pirjes së duhanit

Baltimor, 23 nëntor 2023 (MIA) -  Përparimi global në politikat për kontroll të duhanit dhe cigareve është ngadalësuar për herë të parë pas 12 viteve,  dhe kjo ndodh pas shpërthimit të pandemisë së Kovid-19, sipas analizës së publikuar dje. Paralajmërohet se miliona njerëz në mbarë botën me siguri  do të vazhdojnë të pinë duhan si rezultat i kësaj. Hulumtimi është publikuar nën titullin "Global Tobacco Control Progress Hub", si një bashkëpunim midis organizatës jofitimprurëse "Ekshën on smoking end helth" (ASH) nga Kanadaja dhe Shkolla Blumberg për Shëndetit Publik "Xhon Holkins" në SHBA.

Qendra  e ndjek zbatimin e kornizës legjislative për kontroll të duhanit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila është një marrëveshje në nivel botëror, të drejtuar ndaj luftës kundër pirjes së  duhanit. Rezultatet e analizës treguan se ndërmjet viteve 2020 dhe 2022 ka një ngadalësim në zbatimin e gjashtë masave kryesore të kornizës, duke përfshirë rritjen e taksave, ndalimin e reklamave dhe promovimeve, si dhe rregullat dhe ndalimit të pirjes së duhanit në vende publike.

Përkeqësim më i madh është vërejtur në vendet me të ardhura të ulëta, veçanërisht në rajonet e  Mesdheut Lindor dhe Azisë Juglindore. Sipas kësaj, miliona njerëz që përndryshe do ta kishin lënë pirjen e duhanit, me siguri do të vazhdojnë të përdorin produkte të duhanit për shkak të dështimit të zbatimit të masave.

Les Hageni, shef i ASH-së, konsideron se është e kuptueshme që pandemia e koronës e tërhoqi vëmendjen e autoriteteve mbarë botën, po ngadalësimi është "shqetësues" dhe u bëri thirrje vendeve që t'i forcojnë përpjekjet rreth kësaj. Ai paralajmëroi se devijimi nga zbatimi i masave mund të ketë "pasoja serioze për miliona njerëz mbarë botën", veçanërisht nëse vazhdon në këtë drejtim. 

 "Analiza bazohet në raportet që vendet i kanë dërguar në OBSH. Njëherit, dy të tretat e vendeve kanë raportuar ose ndonjë përparim ose implementim të përkeqësuar të politikave kryesore për duhan, ndërsa vetëm një e treta kanë raportuar përmirësim", tha Hageni.

 Sipas OBSH-së, duhani vret deri në gjysmën e përdoruesve të tij që nuk e lënë pirjen e duhanit. Një raport i posaçëm nga Rrjeti i Organizatave Akademike dhe të Shëndetit Publik  STOP dhe Qendra për Kontroll të Duhanit të  publikuar javën e kaluar, gjithashtu, ka zbuluar një përkeqësim në zbatimin e pjesës së dytë të kornizës së OBSH-së, e cila ka për qëllim që të parandalohet ndërhyrja e industrisë së duhanit në politikat publike.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR