• e hënë, 23 dhjetor 2024

Raport: Maqedonia e Veriut aktivisht i qaset përmirësimit të gjendjes së romëve

Raport: Maqedonia e Veriut aktivisht i qaset përmirësimit të gjendjes së romëve

Shkup, 11 tetor 2024 (MIA) - Republika e Maqedonisë së Veriut aktivisht i qaset përmirësimit të gjendjes së romëve nga të gjitha aspektet sociale, ekonomike, sociale dhe kulturore, tregon Raporti për gjendjen me progresin në përfshirjen e romëve në vend.

Në prezantimin e sotëm të raportit në hotelin "Arka" në Shkup, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, theksoi se përgjegjësia më e madhe për respektimin e të drejtave të njeriut është e atyre të cilët marrin vendime, por ndërkohë, partneri më i mirë i pushtetit janë qytetarët dhe të gjithë ata të cilët bashkëpunojnë me institucionet.

"Obligimi jonë është që të krijojmë një shoqëri në të cilën qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, të ndjehen të sigurt dhe të kenë qasje të barabartë në resurset për përparim", tha ministri.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Kilian Uall, përshëndeti angazhimin e Maqedonisë së Veriut dhe tha se rruga deri në barazinë e plotë ende mbetet dhe kërkon aktivitet të vazhdueshëm.

"Maqedonia e Veriut vendosi një themel të mirë, por tani duhet të ndërtohet mbi të", porositi ai.

Sipas ministrit pa resor për integrimin dhe zbatimin e strategjisë së përfshirjes së romëve, Shaban Saliu, strategjia për romët nuk është vetëm një dokument, ajo është një rrugë dhe udhërrëfyes bazë për krijimin e një integrimi të qëndrueshëm të bashkësisë rome në çdo sferë të jetës publike.

"Detyra jonë është të ndërtojmë një sistem të përhershëm dhe të qëndrueshëm që do të garantojë përfshirje", tha ai.

Raporti përmban disa konkluzione në lidhje me situatën me romët në vendin tonë, duke përfshirë rekomandime për përmirësim në nivel sistemor, nivel në politikën publike dhe nivel institucional. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR