• e enjte, 25 korrik 2024

Raport i Komitetit për Eliminimin e Diskriminimit Racor në KB: Bullgaria t'i garantojë të drejtat e komunitetit etnik maqedonas

Raport i Komitetit për Eliminimin e Diskriminimit Racor në KB: Bullgaria t'i garantojë të drejtat e komunitetit etnik maqedonas

 Shkup, 10 dhjetor 2023 (MIA)  -  Komiteti për Eliminimin e Diskriminimit Racor pranë Zyrës për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara  në raportin për Bullgarinë rekomandon që t'i shqyrtojë të gjitha mjetet e mundshme për garantimin e të drejtave të njeriut të pjesëtarëve të komuniteteve etnike pakicë,  duke përfshirë Maqedoninë dhe pomakët,  dhe t'i implementojnë aktgjykimet relevante të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me të drejtën e lirisë së shprehjes dhe bashkimit.

"Komiteti e merr parasysh shpjegimin e dhënë nga delegacioni të shtetit anëtar se të gjithë qytetarët e saj kanë të drejtë të vetëidentifikimit, përfshirë edhe për maqedonasit dhe për pomakët. Megjithatë, Komiteti është i shqetësuar  për shkak të raporteve se anëtarëve të grupeve minoritare maqedonase u ndalohet ta ushtrojnë lirisht të drejtën e tyre për lirinë e tubimit dhe lirinë e bashkimit. Komisioni shpreh keqardhje për pengesat e vazhdueshme dhe komplikimin e kushteve për regjistrimin e organizatave civile dhe refuzimin e raportuar të regjistrimit të shoqatave maqedonase nga ana e Agjencisë për Regjistrim dhe nga gjykatat, në bazë të vetëvendosjes së tyre maqedonase", theksojnë nga Komisioni.

 Në raportin e publikuar në prag të 75-vjetorit të Deklaratës për të Drejtat e Njeriut të KB-së, Komiteti gjithashtu rekomandon që shteti-anëtar t'i heqë të gjitha barrierat për regjistrimin e shoqatave të pakicave dhe të marrë masa për t'i inkurajuar aktivitetet e tyre dhe për të bashkëpunuar me to.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR