Ramosi nuk do të kthehet në Sevilja
- Nënkryetari i Seviljas, Hoze Maria del Nido Karasko e hodhi poshtë mundësinë e kthimit të mbrojtësit Serhio Ramos.

Sevilja, 4 korrik 2023 (MIA) - Nënkryetari i Seviljas, Hoze Maria del Nido Karasko e hodhi poshtë mundësinë e kthimit të mbrojtësit Serhio Ramos.
"Për momentin Ramosi nuk është opsion për Seviljan. Ai është futbollist i shkëlqyer i cili vjen nga shkolla jonë për të rinj, por nuk ka asgjë midis tij dhe Seviljas", e citon "Marka" Karaskon.
Paraprakisht u publikua se Inter Majami është i interesuar për futbollistin 37-vjeçar.
Ramosi ishte në Sevilja nga viti 2002 deri në vitin 2005. Nga ky ekip ai u zhvendos në Real Madrid në verën e vitit 2005 për 27 milionë euro.
Spanjolli u bë lojtar i lirë verën pas përfundimit të kontratës me Pari Sen-Zhermen. Në sezonin 2022/23, Ramos i shënoi 45 paraqitje duke i shënuar katër gola dhe një asistim.
Foto: EPA