Ramosi me rekord në La Liga për kartonë të kuq
- Futbollisti i Sevilas, Serhio Ramos është përjashtuar me karton të kuq në fund të ndeshjes kundër Real Sosiedadit (1:2) në xhiron e 14-të të kampionatit spanjoll.
- Post By Fami Bajrami
- 12:58, 27 nëntor, 2023

Madrid, 27 nëntor 2023 (MIA) - Futbollisti i Sevilas, Serhio Ramos është përjashtuar me karton të kuq në fund të ndeshjes kundër Real Sosiedadit (1:2) në xhiron e 14-të të kampionatit spanjoll.
Futbollisti i mbrojtjes mori kartonin e kuq të 31-të me radhë në La Liga dhe e “përmirësoi” rekordin e përjashtimeve nga loja.
Ramosi ka luajtur në kampionatin spanjoll nga viti 2004 deri në vitin 2021. Pas dy sezoneve në PSZH ai u rikthye në La Liga në shtator të vitit 2023, duke nënshkruar me Sevilan.
Tridhjetë e shtatëvjeçari spanjoll ka tetë ndeshje, një asist dhe pesë kartonë.
Pas 14 ndeshjeve në La Liga Real Sosiedad është në vendin e 5-të me 25 pikë. Sevila në vendin e 15-të me 12 pikë. si/
Foto: EPA