• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rama: Vlora e filloi rrugëtimin si Qyteti evropian i Sportit për vitin 2024

Rama: Vlora e filloi rrugëtimin si Qyteti evropian i Sportit për vitin 2024

Tiranë, 25 mars 2024 (MIA) - Qyteti shqiptar Vlora, i cili është zgjedhur për "Qytet evropian të sportit për vitin 2024" mes 13 vendeve tjera evropiane, me të madhe po përgatitet për këtë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rrjetet sociale ka ndarë një video nga objektet sportive dhe aktivitetet të cilat po zhvillohen në Lungomare.

Në këtë pjesë të Vlorës po zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive gjatë tërë vitit.

"Vlora e ka parashtruar kandidaturën në dhjetor të vitit 2023 deri në ACES Europe, ndërsa në Bruksel, në Parlamentin Evropian, gjatë ceremonisë vjetore të shpalljes së nominimeve për vitin 2024 (ACES Annual GALA Awards 2024), Vlora është shpallur për qytet evropian të sportit për vitin 2024", njoftoi ATSH-ja.

Ky titull për Vlorën pritet të ketë ndikim të madh në promovimin e qytetit, pasi ka shumë aktivitete sportive me pjesëmarrje të numrit të madh të sportistëve nga të gjitha pjesët e Evropës. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR