• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rama: Shqipëria duhet të ndërtojë një shtet të ngjashëm me anëtarët e tjerë të BE-së që të bëhet pjesë e Unionit

Rama: Shqipëria duhet të ndërtojë një shtet të ngjashëm me anëtarët e tjerë të BE-së që të bëhet pjesë e Unionit

 Tiranë, 22 shkurt 2024 (MIA) - Duke folur për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kryeministri Edi Rama tha për  Euronjuz  të Shqipërisë se "bisedimet për anëtarësim janë një burim i jashtëzakonshëm i njohurive për  shtet-ndërtim, falë BE-së".

Ai shtoi se Shqipëria duhet të ndërtojë një shtet të ngjashëm me anëtarët e tjerë të BE-së, me sundim të ligjit dhe demokraci, me qëllim që të bëhet pjesë e Unionit.

"Tani,  këtë transferim të njohurive duhet ta shfrytëzojmë  në mënyrën më të mirë që mundemi për të ndërtuar   një shtet të ngjashëm me anëtarët, një shtet demokratik, një shtet funksional me qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit. Dhe pastaj do të bashkohemi, me shpresë" tha   Rama. 

 Që nga themelimi i tij në vitin 1957, BE është zgjeruar shtatë herë, ndërsa Kroacia ishte vendi i fundit e cila u bë anëtare e BE-së në vitin 2013.

Shqipëria është një nga nëntë vendet që tentojnë të anëtarësohen në BE. Për t’u bërë një vend anëtar i BE-së, çdo vend kandidat duhet të plotësojë një sërë kërkesash strikte. Procesi i anëtarësimit përbëhet nga tre faza kryesore që kërkojnë miratim nga të 27 vendet e BE-së, thekson televizioni.

Shqipëria aplikoi për në BE në prill të vitit 2009 dhe iu dha statusi i vendit kandidat pesë vjet më vonë, në vitin  2014 dhe ky shënoi hapin e parë drejt anëtarësimit. 

Në vitin 2022, Shqipëria kaloi në fazën e dytë dhe filloi procesin e negociatave me Komisionin Evropian. 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR