• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rama reagoi për situatën në veri të Kosovës dhe bëri thirrje që të ndërpritet dhuna

Rama reagoi për situatën në veri të Kosovës dhe bëri thirrje që të ndërpritet dhuna

Tiranë, 26 maj 2023 (MIA) - Kryeministri shqiptar, Edi Rama përmes një publikimi në Tuiter reagoi në lidhje me situatën në Kosovë dhe bëri thirrje për ndërprerje të dhunës, duke thënë se "bota demokratike e vendosi në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë". 

Ai shton se kjo që po ndodh aspak nuk është në favor të procesit në të cilin "janë të angzhuar të gjithë miqtë e mëdhenj të Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë". 

"A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë të angazhuar të gjithë miqtë e mëdhenj të Kosovës dhe shqiptarëve, për normalizimin dhe njohjene ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo, përderisa miqtë tanë më të mëdhenj janë thellë të shqetësuar", shkruan Rama.

Shton se i bashkangjitet thirrjes që të ndërpritet dhuna. 

“U bashkohem atyre në thirrjen për të mos vazhduar në këtë rrugë jo vetëm të rrezikshme, por edhe krejtësisht të panevojshme sot, kur bota demokratike ka vënë në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thekson kryeministri Rama. fc/

Fotografia: Skrinshot

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR