• e martë, 24 dhjetor 2024

Rama: Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor është një test i madh pjekurie që duhet ta kalojmë

Rama: Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor është një test i madh pjekurie që duhet ta kalojmë

Shkup, 22 janar 2023 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot në takimin e liderëve kushtuar Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor tha se ky është një test i madh i pjekurisë që duhet ta kalojmë.

Ai theksoi se marrëveshjet që tani janë pjesë e planit të rritjes dhe tregut të përbashkët janë gjithashtu pjesë e Ballkanit të Hapur dhe asaj që duhet të ishte Proces i Berlinit, për të cilin të gjithë duhet të ishin më serioz, por që u kthye në politikë ditore dhe lojëra të pushtetit jo vetëm në rajon, por edhe në BE.

"Kur thashë që derisa duhet të presim që BE-ja të na pranojë, le të përfshihemi të gjithë, të gjithë thanë, jo, jo. Madje, profesori i nderuar dhe ish kryeministri i Malit të Zi më tha se nuk mund t'i bashkohen procesit, sepse do të hyjnë në BE deri në vitin 2025. Me të vërtetë këtë më tha dhe un isha i impresionuar, dhe i thashë, hajde ti bashkohu në këtë fillimisht, pastaj nëse bashkoheni në BE, të gjithë do t'i mbyllim vendet tona dhe do t'i bashkohemi Malit të Zi. Kështu, kemi hyrë në vitin 2024 dhe nuk jam i informuar se Mali i Zi është në BE", deklaroi Rama. 

Ndaj, theksoi Rama, jam shumë i emocionuar për këtë, pasi siç tha me ironi, “të motivohesh nga një hap konkret nga BE-ja është diçka historike”.

"Prandaj, më falni për entuziazmin dhe optimizmin tim. Une nuk jam budalla. Ju them, është vërtet një arsye e mirë për të qenë optimistë sot, pasi darkuam mbrëmë, ku befas kuptuam se mund të bëjmë një bisedë të civilizuar dhe mund të mendojmë për ekonominë dhe njerëzit, pa pasur historinë midis çdo dy vaktesh", deklaroi Rama.

Sipas Ramës, që Plani i Rritjes të ketë sukses, duhet të kenë takime të rregullta.

"Nëse duam të kemi sukses, ministrat duhet të harrojnë historinë dhe ngjyrat e flamujve dhe të shohin vetëm ngjyrën e flamurit të BE-së. Koordinimi teknik është veçanërisht i rëndësishëm dhe ministrat për integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të marrin një mesazh të qartë nga liderët politikë – të jenë agnostikë ndaj historisë dhe daltonistë ndaj flamujve. Duhet të harrojnë ngjyrat e flamujve tanë dhe i vetmi flamur, të jesh apo jo, është flamuri i BE-së", theksoi Rama.

 

Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Milojko Spajiq, tha se anëtarësimi në BE nuk do të thotë vetëm të jesh anëtar formal i BE-së, por edhe të arrihet një integrim më i thellë ekonomik. Ai shtoi se qytetarëvve duhet t'u sigurohen përfitime të dukshme ekonomike, të emancipohen ekonomikisht të paktën deri në mesataren e BE-së.

"Plani i rritjes i BE-së është një mundësi e madhe për të gjithë ne. Plani i rritjes është një sinjaë i madh për bizneset e BE-së që të investojnë dhe angazhohen në vendet tona. Ky është një sinjal se ky rajon me siguri do të jetë pjesë e tregut të madh, sepse nuk është njësoj nëse investoni në Mal të Zi dhe nëse jeni jo të sigurt se tregu juaj do të njetë një treg me gjysmë milioni njerëz ose gjysmë miliardë njerëz. Sa më e ulët të jetë pasiguria tyre, aq më shumë do të jenë të gatshëm të investojnë në Mal të Zi dhe në të gjitha vendet tona", tha Spajiq në fjalimin e tij në takimin e liderëve.

Ai shtoi se Mali i Zi e mbështet tregun e përbashkët të BE-së dhe si vend do të bëjnë të gjitha përpjekjet në nivel politik, teknik dhe parlamentar, dhe do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme që i gjithë rajoni të jetë sa më afër BE-së.

"Mendoj se është koha, se ka interesim të madh për rajonin nga bizneset e BE-së, por ne duhet t'i inkurajojmë ata, të dërgojmë një mesazh uniteti. Mendoj se ne e kuptojmë mirë tregun rajonal dhe duam të angazhohemi me të gjitha vendet, të jemi fqinjë të mirë, të ndihmojmë të gjithë për të rritur dhe përmirësuar lidhjet ekonomike dhe infrastrukturore. Ne kemi nevojë për komunikim më të madh me BE-në dhe angazhim më të madh", shtoi Spajiq.

Në Mal të Zi, siç tha, tani ka një vullnet të ri politik dhe janë të gatshëm të angazhohen me fqinjët dhe të jenë konstruktiv në të gjitha temat që do të diskutohen sot por edhe në të ardhmen.

"Ne duhet të plotësojmë pjesën tonë të marrëveshjes. Në Mal të Zi tani ka një vullnet të ri politik, një aftësi të re teknike që ndoshta nuk ekzistonte deri vonë, dhe ne jemi të gatshëm të angazhohemi me fqinjët tanë, të ndihmojmë ku të mundemi dhe natyrisht të jemi shumë konstruktiv në të gjitha temat që do të diskutojmë tani por edhe në të ardhmen", tha Spajiq. ls/ 

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR