• e enjte, 20 shkurt 2025

Rama në Mynih: Zgjedhja e Trampit, akti më bujar i Zotit kundrejt BE-së, ky është një shans që Evropa të zgjohet

Rama në Mynih: Zgjedhja e Trampit, akti më bujar i Zotit kundrejt BE-së, ky është një shans që Evropa të zgjohet

Tiranë, 16 shkurt 2025 (MIA) – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur në panelin “Zgjerimi i BE” në Konferencën e Sigurisë në Mynih, tha se zgjedhja e Donald Trampit për president të SHBA-së është “akti më bujar i Zotit kundrejt BE”.

Ai vlerësoi se zgjedhja e Trampit duhet të shërbejë për t’i dhënë një shans Europës të zgjohet dhe të mos jetë ‘kaq vetëreferente’.

“Zgjedhja e Trampit është akti më bujar i Zotit, kundrejt BE për ti dhënë një shans Evropës të zgjohet dhe Evropa duhet së pari të mos jetë kaq vetërefrente. Jam dakord me Martën që vlerat parimet që i bëjnë bashkë shtete anëtarët duhet të mbeten të tilla, por nuk duhet të jenë kushtëzime për të pasur miq në këtë botë.  Ne duhet të mësojmë të jemi miq me të tjerët edhe pse ata mund të kenë vlera të ndryshme, mënyra të ndryshme, mendime të ndryshme se si duhet jetuar jeta”, deklaroi Rama. 

Ai shtoi se, Evropa duhet të mendojë edhe për fuqinë edhe për konkurrueshmërinë, sepse “nëse s’jemi të aftë të konkurrojmë ekonomikisht, nuk do jemi të aftë të bëjmë asgjë tjetër”., duke përfunduar se në “këtë moment  Ballkani Perëndimor është një tokë mundësish”.

Në lidhje me informacionet gjithnjë e më të shpeshta se në Shqipëri do të vendosen palestinezë, ai tha se “qeveria amerikane nuk ka paraqitur ende asnjë kërkesë për strehim për refugjatët palestinezë në Shqipëri, por përgjigja megjithatë do të jetë “Jo!”. ls/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR