• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rama: Falënderojmë BE-në që na mbështeti në rritjen ekonomike, Varheji: Vendet e rajonit së shpejti do të kenë internet falas

Rama: Falënderojmë BE-në që na mbështeti në rritjen ekonomike, Varheji: Vendet e rajonit së shpejti do të kenë internet falas

Tiranë, 29 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama në konferencën e përbashkët për media me eurokomisarin Oliver Varheji shprehu mirënjohje për BE-në për gjithçka që bën për rrugën e integrimeve evropiane në Ballkan dhe përpjekjet që ekonomikisht t'i ndihmohet rajonit. 

"Jemi me Varhejin që na shoqëroi gjatë udhëtimit dhe për herë të parë jemi në këtë ndryshim të rëndësishëm paradigme. BE-ja jo vetëm që po bën punën si zakonisht, por po bën një hap më tej për të na afruar, për të mbështetur rritjen tonë ekonomike dhe integrimin në një plan të ri rritjeje, që është nismë e konceptuar jashtë kornizave. Ky është rezultat i dialogut dhe inkurajimit tonë", theksoi Rama.

Sipas tij gjatë 10 viteve të kaluara është "bërë shumë që të afrohen vendet e Ballkanit Perëndimor drejtë BE-së".

"Jam shumë i kënaqur që kam ardhur në këtë moment, nuk ishte e lehtë, por është shpërblyer. Nga ana tjetër, dua t'ju them se të gjitha përpjekjet që kemi bërë gjatë 10 viteve për integrimin evropian kanë dhënë rezultat. Nëse do të kishim bërë më shumë më parë, do të ishim më afër tani. Nuk ka rëndësi se çfarë problemesh politike kemi, duhet ta bëjmë këtë. BE-ja është e gatshme të na mbështesë. E gjithë kjo i referohet sjelljes së fqinjëve, prandaj kjo pjesë politike duhet të zgjidhet në baza dypalëshe", tha Rama.

Eurokomisari për Politikë të Fqinjësisë së Mirë dhe Zgjerimit, Oliver Varheji theksoi se vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor do të marrin ndihmë prej gjashtë miliardë euro, por se pas vitit 2027 nëse nuk i përmbushin rekomandimet do të jetë e vështirë të vazhdojë ndihma. 

Varheji theksoi se në Tiranë deklaroi se pret që vendet e rajonit së shpejti të merren vesh për internet falas në vende publike. 

Ai në konferencën përfundimtare për media në samitin e liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor tha se koha e pritjes për hyrje në BE ka përfunduar. 

"Pjesëmarrja në tregun rajonal, ku vendet mund të konkurrojnë, është e nevojshme. Pas kësaj, do të jetë e vështirë të argumentohet se BE-ja nuk është e gatshme të pranojë anëtare të reja. Nëse dëshironi të trajtoheni si pjesë e BE-së, atëherë duhet t'i trajtoni si të tilla vendet e rajonit", theksoi Varheji. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR