• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Rama: E presim qëndrimin e KFOR-it, i cili po e heton rastin me policët kosovarë dhe i qëndrojmë deeskalimit

Rama: E presim qëndrimin e KFOR-it, i cili po e heton rastin me policët kosovarë dhe i qëndrojmë deeskalimit

Tiranë, 14 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi për ngjarjet e fundit me tre policët e Kosovës, duke cekur se e pret reagimin përfundimtar të KFOR-it, i cili po e heton rastin.

Rama i cili sot mori pjesë në ceremoninë mortore të ish-kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, në një reagim në Tuiter sonte iu përgjigj kritikave se "Tirana zyrtare nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen në Kosovë".

"Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë. Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!", shkroi Rama në Tuiter.

foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR