• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rama: Duam të jemi pjesë e BE-së, e cila nuk është parajsë, por ferr i gëzueshëm

Rama: Duam të jemi pjesë e BE-së, e cila nuk është parajsë, por ferr i gëzueshëm

Tiranë, 28 shkurt 2024 (MIA) - Në konferencën e përbashkët në Tiranë me presidentin ukrainas Volodomir Zelenski, kryeministri shqiptar Edi Rama edhe një herë përsëriti se Shqipëria ka aspirata për të hyrë në BE, të cilën e përshkroi si "jo parajsë, por ferr të gëzueshëm".

"Ne duam të hyjmë në BE, për Ballkanin Perëndimor është i vetmi realitet. Ne jemi brenda BE-së fizikisht, por jemi jashtë politikisht prandaj duhet të integrohemi plotësisht, nuk duam ta shohim këtë organizëm të shpërthejë, po të jetë kështu do të mbetemi pa të ardhme. BE nuk është parajsë, por është ferr i gëzueshëm. Kjo është gjëja më thelbësore që na duhet të kuptojmë. T’i qëndrojmë Ukrainës në krah jo për të menduar çfarë të fitojmë, por çfarë mund të japim", tha Rama. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR