Raketa "Starship" e "Spejs Iks" lansohet me sukses, por shpërthen pas disa minutash
- Kompania e Ilon Maskut, "Spejs Iks" (SpaceX) sot për herë të parë me sukses e lansoi raketën "Starship" të gjeneratës së re, por ajo ka shpërthyer në ajër disa minuta më vonë.
Braunsuill, 20 prill 2023 (MIA) - Kompania e Ilon Maskut, "Spejs Iks" (SpaceX) sot për herë të parë me sukses e lansoi raketën "Starship" të gjeneratës së re, por ajo ka shpërthyer në ajër disa minuta më vonë.
Raketa e gjatë 120 metra u lansua në fluturimin e saj të parë pa ekuipazh nga poligoni i "Spejs Iks" në lindje të Braunsuillit, Teksas.
"Spejs Iks" shpresoi se do të fluturojë në rastin më të mirë 90 minuta. Megjithatë, pas më pak se katër minutash fluturim, etapa e sipërme e raketës nuk është veçuar nga etapa re poshtme dhe fluturakja ka shpërthyer.
Edhe krahas kësaj, përfaqësuesit e "Spejs Iks" ishin të kënaqur nga lansimi i suksesshëm dhe e shpallën epizodin e shkurtër si fluturim të suksesshëm testues.
Agjencia amerikane hapësinore NASA ka zgjedhur anijen kozmike "Starship" për të transportuar astronautët në Hënë në fund të vitit 2025. Misioni i njohur si Artemis III është misioni i parë i tillë që nga përfundimi i programit Apollo në vitin 1972.
NASA do të transportojë astronautë në orbitën hënore në nëntor të vitit 2024 duke përdorur raketën e saj të "Sistemit të lansimit në hapësirë" (Space Launch System), e cila ka qenë në zhvillim për më shumë se një dekadë.