• e hënë, 23 dhjetor 2024

Raisi me mesazh drejtuar aleatëve të Izraelit

Raisi me mesazh drejtuar aleatëve të Izraelit

Teheran, 14 prill 2024 (MIA) - Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, sot deklaroi se Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) "i dhanë mësim" armikut më të madh të vendit - Izraelit.

“Dënimi i agresorit, i cili ishte një premtim i sinqertë i liderit të fuqishëm dhe të mençur të Revolucionit Islamik, është realizuar”, theksoi Raisi.

Ai i paralajmëroi aleatët izraelitë të mos planifikojnë kundërsulm.

“I këshillojmë mbështetësit e regjimit pushtues që ta vlerësojnë këtë veprim të përgjegjshëm dhe proporcional të Republikës Islamike të Iranit”, theksoi Raisi.

Ai shtoi se në rast të një sjelljeje të pamatur nga Izraeli, reagimi i Iranit do të jetë më i fortë.

"Nëse regjimi sionist ose mbështetësit e tij tregojnë sjellje të pamatur, ata do të marrin një përgjigje më të vendosur dhe shumë më të fortë", theksoi Raisi. ls/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR