• e diel, 22 dhjetor 2024

Radoiçiq u dëgjua, i mohoi të gjitha veprat penale

Radoiçiq u dëgjua, i mohoi të gjitha veprat penale

Beograd, 3 tetor 2023 (MIA) - Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës serbe, në dëgjimin në Prokurorinë e lartë publike (VJT) në Beograd, e mohoi kryerjen e veprave penale për të cilat është akuzuar.

Radoiçiq sot u dëgjua në VJT për shkak të dyshimit se me, tani për tani persona të panjohur, ka kryer vepra penale - bashkim për shkak të kryerjes së veprave penale, prodhim të palejueshëm, mbajtje dhe tregtim me armë zjarri dhe materie shpërthyese dhe kundërvajtje të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.

VJT kumtoi se gjatë dëgjimit, i akuzuari e ka mohuar kryerjen e veprave penale për të cilat ngarkohet, transmeton N1.

Prokuroria pas dëgjimit i propozoi gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës së lartë në Beograd të dyshuarit t'i caktohet masa e paraburgimit për shkak të rrezikut për ikje.

Urdhri për zbatimin e hetimit përfshin disa, tani për tani persona të panjohur, të cilët ngarkohen për vepër penale vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.

Sipas urdhrit për zbatim të hetimit, Radoiçiq ngarkohet se nga Tuzlla është furnizuar me armë, municion dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese, të cilat i janë sjellë në territorin e Beogradit, më shpesh në relacionin Bubanj Potok - Vërçin.

"Ndërkaq të cilat më pas i ka transportuar dhe deponuar në lokacione të pakonfirmuara në territorin e Kosovës ku i ka fshehur në ndërtesa të pabanuara dhe pyje, kështu që, si prijës i grupit me disa persona të panjohur, me aksion të përbashkët dhe në përgjithësi, aksion të rrezikshëm më 24 shtator, ka shkaktuar rrezik për jetën e njerëzve në vendin Banjskë", ceket në kumtesën e VJT-së.

Radoiçiq para disa ditëve iu përgjigj ftesës së organeve shtetërore serbe.

Atëherë u kumtua se VJT në beograd do të njohtohet në formë të raportit, i cili do të ndërmarrë masa dhe veprime shtesë në kompetenca të saj.

Radoiçiq e mori përgjegjësinë e plotë për ngjarjet në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.

Më 24 shtator në fshatin Banjskë u vra polici i Kosovës, pas çka pasoi aksioni i njësive speciale të Policisë së Kosovës ndaj grupit të armatosur i cili tentoi të gjejë strehim në manastirin në Banjskë.

Në aksion u vranë tre serbë, me prejardhje nga veriu i Kosovës. ab/

Foto: Faqja e VJT-së

QËNDRONI TË LIDHUR