• e martë, 11 shkurt 2025

Rënie prej dy pikëve e Indeksit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2024

Rënie prej dy pikëve e Indeksit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2024

Shkup, 11 shkurt 2025 (MIA) - Indeksi i perceptimit të korrupsionit të Transparensi interneshënëll për vitin 2024 tregon rënie prej dy pikëve të indeksit të vendit në raport me të kaluarën, duke e ranguar në pozitën e 88-të nga gjithsej 180 shtete.

Me 40 pikë të indeksit, që është për tre nën mesataren nga 43, vendi e ndan pozitën e 88-të me Kazakistanin, Surinamin dhe Vietnamin.

Më lart e ranguar edhe këtë vit mbetet Danimarka me 90 pikë të indeksit, pas çka pasojnë Finlanda me 88 dhe Singaporti me 84 pikë. Në vend të fundit është Sudani me 8 pikë të indeksit, prëderisa para tij janë Somalia me 9 dhe Venezuela me 10 pikë të indeksit.

Nga vendet e rajonit, më mirë e ranguar është Greqia, e cila gjithashtu stagnon në pozitën e 59-të me 49 pikë të indeksit.

Më keq e ranguar është Bosnja e Hercegovina, e cila shënon rënie prej 2 pikëve dhe është në pozitën e 114-të me 33 pikë të indeksit.

Kërcim më të madh, prej pesë pikëve, nga vendet e rajonit ka Shqipëria dhe është në pozitën e 80-të me 42 pikë të indeksit. Rritje ka edhe Kosova prej 3 pikëve dhe është në pozitën e 73-të me 44 pikë të indeksit.

Serbia ka rënie për një oikë dhe është në pozitën e 105-të me 35 pikë të indeksit, njejtë si edhe Kroacia e cila ka rënie prej 3 pikëve dhe është në pozitën e 63-të me 47 pikë të Bullgarisë, e cila shënon rënie prej 2 pikëve, dhe është në pozitën e 76-të me 43 pikë të indeksit.

Mali i Zi stagnon dhe është në vendin e 65-të me 46 pikë të indeksit.

Indeksi i perceptimit të korrupsionit (IPK) për vitin 2024 tregon se korrupsioni është problem i rrezikshëm në çdo pjesë të botës, por ndryshimet për më mirë ndodhin në shumë vende.

Përderisa 32 vende dukshëm e pakësuan nivelin e korrupsionit prej vitit 2012, ka ende shumë punë që duhet të prëfundohet - 148 vende mbeten në pozitën e njejtë apo shënojnë përkeqësim në periudhën e njejtë. Mesatarja globale prej 43, gjithashtu, qëndron në vend me vite, përderisa mbi dy të tretat e vendeve kanë rezultat nën 50. Miliarda njerëz jetojnë në vende ku korrupsioni shkatërron jetë dhe i minon të drejtat e njeriut.

Hulumtimi gjithashtu zbulon se korrupsioni është kërcënim kryesor për aktivitetet klimatike. Kjo e pengon përparimin në uljen e emetimeve dhe adaptimin e efekteve të paevitueshme nga ngrohja globale.

IPK rangon 180 vende dhe territore në mbarë botën sipas nivelit të tyre të zakonshëm të korrupsionit në sektorin publik. Rezultatet janë dhënë në shkallë prej 0 (shumë të korruptuara) deri 100 (shumë të pastra). ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR