• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rënie e eksportit, rritet importi - deficiti tregtar deri në korrik 1.92 miliardë euro

Rënie e eksportit, rritet importi - deficiti tregtar deri në korrik 1.92 miliardë euro

Shkup, 6 shtator 2024 (MIA) - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar - korrik 2024, është 281 196.9 milionë denarë, me ç’rast shënon rënie prej 7.7 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, në janar - korrik të vitit 2024 është 399 528.3 milionë denarë që është më shumë për 0.8 %, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Deficiti tregtar, në periudhën janar - korrik të vitit 2024, është 118 331.3 milionë denarë.

Mbulimi i importit me eksport, në periudhën janar - korrik të vitit 2024, është 70.4 %.

Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: Katalizatorët e transportuesve të çmuar të metaleve ose komponimet e tyre, Grupet e përcjellësit të ndezjes dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1 dhe katalizatorë të tjerë mbajtëse Në importin më së shumti janë të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e marra nga minerale bituminoze (përveç bazës), metale të tjera nga grupi i platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe legura të platinit, të papërpunuara apo pluhur dhe energji elektrike.

Në periudhën janar - korrik të vitit 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë. rq/

 

QËNDRONI TË LIDHUR