• e premte, 22 nëntor 2024

Qyteti i Shkupit për 10 për qind i ka rritur pagat për mbi 6000 të punësuar

Qyteti i Shkupit për 10 për qind i ka rritur pagat për mbi 6000 të punësuar

Shkup, 9 tetor 2023 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, nënshkroi marrëveshjen kolektive me sindikatën përfaqësuese të Qytetit të Shkupit, me të cilën pagat rriten për 10 për qind.

Arsovska përmbushi premtimin e saj për harmonizimin dhe rritjen e pagave të punëtorëve në Qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjet publike.

Ajo theksoi se është e nevojshme që të punësuarit në sektorin publik të jenë efikas, të kryejnë shpejt dhe në kohë punët dhe të ofrojnë shërbime për qytetarët, ndërsa me rritjen e pagës stimulohet përmirësimi i cilësisë së punës.

Për më pak se dy vjet më parë, kryetarja Arsovska, gjatë marrjes së funksionit kryetare e Qytetit të Shkupit, përkrahu iniciativën e Organizatës sindikale të Qytetit të Shkupit dhe nënshkroi Marrëveshjen e re Kolektive me të cilën u zgjeruan të drejtat e punëtorëve në administratën e qytetit, u rritën pikët dhe u rregulluan të drejtat e zjarrfikësve. Po ashtu, Qyteti i Shkupit në vitin 2022 ishte njësia e parë e vetëqeverisjes lokale që në mënyrë lineare i rriti pagat për 2.800 denarë për të gjithë të punësuarit, ndërsa me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje kolektive u bë e mundur rritja e pagës për më shumë se 6.000 të punësuar, theksojnë nga Qyteti i Shkupit. mb/

Foto. Qyteti i Shkupit

QËNDRONI TË LIDHUR