• e diel, 22 dhjetor 2024

Qyteti i Shkupit i bën thirrje Trajko Sllavevskit që ta vendosë nismën e transportuesve privatë në shqyrtim para këshilltarëve

Qyteti i Shkupit i bën thirrje Trajko Sllavevskit që ta vendosë nismën e transportuesve privatë në shqyrtim para këshilltarëve

Shkup, 5 nëntor 2024 (MIA) – Qyteti i Shkupit në kumtesën e sotme për media i bën thirrje kryetarit të Këshillit, Trajko Sllaveski që menjëherë ta vendosë nismën për kërkesën e transportuesve privatë për shqyrtim para këshilltarëve me qëllim të zhbllokimit të këtij segmenti nga transporti publik në kryeqytet. 

“Pas konferencës së djeshme për media të transportuesve privatë është evidente që politika joparimore, interesat personale dhe prioritetet e partisë ende janë taktikë e shumicës në Këshillin e Qytetit të Shkupit i kryesuar nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së për të cilin çmimin e paguajnë qytetarët e qytetit të Shkupit”, bëhet e ditur në kumtesën e Qytetit të Shkupit. 

Prej aty theksojnë se transportuesit privatë me reduktime qarkullojnë për shkak të revoltës për mos shqyrtimin e nismës së tyre për të cilën mund të debatojë dhe të marrë vendim vetëm Këshilli i Qytetit të Shkupit. 

“Ata i kanë dërguar kërkesë kryetarit të Këshillit të qytetit të Shkupit, Trajko Sllavevski para disa muajve, e cila sipas Rregullores për punën e Këshillit të qytetit të Shkupit duhej të vendosej në shqyrtim para këshilltarëve në Këshill menjëherë pa shtyrje. Për fat të keq, taktika e shumicës së Këshillit që të krijojë pakënaqësi dhe shkaktojë kaos për qytetarët e qytetit të Shkupit, përmes pengimit të furnizimit të autobusëve të rinj ekologjikë dhe përpjekjes për shkatërrimin e transportit publik me mospagesën e borxhit ndaj NQP-së prej 8 milionë euro të cilin e ka Qeveria për transport të studentëve dhe standardit të studentëve”, bëhet e ditur në kumtesën e Departamentit për Marrëdhënie me Publikun e Qytetit të Shkupit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR