• e diel, 22 dhjetor 2024

Qyteti i Shkupit fillon fazën e dytë të studimit për tubacionet ujësjellëse magjistrale

Qyteti i Shkupit fillon fazën e dytë të studimit për tubacionet ujësjellëse magjistrale

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Qyteti i Shkupit vazhdon me fazën e dytë për realizimin e projektit strategjik nga programi "Për një Shkup modern" për ekzaminim dhe studim për tubacionet ujësjellëse magjistrale, kumtoi sot Qyteti i Shkupit. 

Kryetarja Danella Arsovska, siç qëndron në kumtesën, ka promovuar përgatitjen e studimit strategjik për diagnostifikimin dhe përcaktimin e gjendjes së dy tubacioneve ekzistuese të ujit prej çeliku, me dimension 1600 milimetra, që është premtim nga programi “Për një Shkupi modern” dhe që po bëhet për herë të parë nga ndërtimi i tyre.

Ekspertët dhe profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike janë duke bërë testime në terren, me qëllim, siç thuhet, të fitohet një studim i saktë për tubacionet ujësjellëse magjistrale, që janë ndërtuar 60 vjet më parë, ndërsa studimi duhet të japë informacione se çfarë masash duhet të merren për të parandaluar ndodhitë e padëshiruara në të ardhmen dhe për të pasur të gjitha informacionet për këto tubacione kyçe në Shkup.

"Duke pasur parasysh se tubacionet janë prej çeliku dhe janë ndërtuar në periudhën pas tërmetit duke filluar nga viti 1964, me ç'rast me funksionalitetin e tyre 60-vjeçar, ky studim do të jepte një pasqyrë të detajuar të situatës dhe do të jepte udhëzime për nevojat e ardhshme për investime në këtë segment. Thelbi i përgatitjes së studimit strategjik është përcaktimi i gjendjes së dy tubacioneve magjistrale metalike, njëri që shkon përgjatë trasesë së bulevardit "Aradhet partizane" dhe tjetri përgjatë bulevardeve "Sloveneçka" dhe "Bosna e Hercegovina". thuhet në kumtesën. ls/ 

Foto; Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR