• e premte, 05 dhjetor 2025

Qyteti i Shkupit duke shprehur nderime dhe mirënjohje feston 13 Nëntorin – Ditën e Çlirimit

Qyteti i Shkupit duke shprehur nderime dhe mirënjohje feston 13 Nëntorin – Ditën e Çlirimit

Shkup, 13 nëntor 2025 (MIA) - Me rastin e 13 Nëntorit - Ditës së Çlirimit të qytetit të Shkupit, delegacioni i Qytetit të Shkupit, i udhëhequr nga kryetari Orce Gjorgjievski, do të vendosë lule në varrezat partizane në Butel, në Rrugën e kolosëve në varrezat e qytetit, në varrin e gjeneralit Mihajllo Apostolski dhe te përmendorja e çlirimtarëve të Shkupi para ndërtesës së Qeverisë. 

Tradicionalisht, në mbrëmjen e ceremonisë solemne në operën dhe baletin e Maqedonisë, Qyteti i Shkupit do të ndajë çmimin "13 Nëntori" për individë dhe institucione që me punën e tyre kontribuan në zhvillimin dhe afirmimin e kryeqytetit. 

Më 13 nëntor të vitit 1944  luftëtarët nga divizioni i 42-të dhe 50-të i Luftës Popullore Çlirimtare të Maqedonisë dhe Brigada e 16-të e Maqedonisë e çliruan Shkupin nga okupimi fashist. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR