• e martë, 24 dhjetor 2024

Qyteti i Shkupit do të shpallë thirrje të re për përfshirjen e transportuesve të autobusëve privatë në transportin publik

Qyteti i Shkupit do të shpallë thirrje të re për përfshirjen e transportuesve të autobusëve privatë në transportin publik

Shkup, 6 mars 2023 (MIA) - Sot do të shpallet thirrje e re për përfshirje të transportuesve të autobusëve privatë në transportin publik në kryeqytet, konfirmuan për MIA-n nga Qyteti i Shkupit.

Një pjesë e transportuesve privatë më 1 mars pas takimit me kryetaren Danella Arsovska publikuan se është arritur marrëveshje dhe se do të paraqiten në thirrje.

Конечно имаме договор со Градот Скопје, ги договоривме сите детали, од исплатата на долгот на ЈСП од 1,5 милиони евра, до пуштањето на јавните повици, изјави членот на приватните превозници,

"Është arritur marrëveshje me Qytetin e Shkupit, i dakorduam të gjitha detajet, nga pagesa e borxhit të NQP-së prej 1,5 milionë euro, deri në publikimin e thirrjeve publike. Në atë thirrje publike do të paraqitemi të gjithë, nuk ka arsye që të mos paraqitemi, kushtet na përgjigjen", deklaroi transportuesi Jovica Zafirovski pas takimit.

Transportuesit privatë, të cilët kanë trup të ri koordinues për bisedime, shpresojnë se do të kthehen në komunikacion deri datën 20 të këtij muaji.

Pas kësaj nga Qyteti i Shkupit dërguan kumtesë në të cilën paralajmëruan se do të publikojnë thirrje të re për linja për transportuesit privatë.

"Thirrja publike do të përmbajë kushtet për aplikim si në dy thirrjet e mëparshme publike, gjë me të cilën çdo transportues që planifikon t'i përmbahet kontratës për transport publik me ndershmëri dhe përgjegjësi do të mund të aplikojë. Në këtë thirrje publike, nuk do të mund të marrin pjesë "Sloboda Prevoz" dhe "Makekspres" për shkak të pengesave që dalin nga kontrata e mëparshme, tashmë e ndërprerë, e cila parashikonte ndalimin e pjesëmarrjes në thirrjen publike nëse kontrata ndërpritet përpara skadimit të saj dhe për fajin e tyre", thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit të publikuar më 1 mars dhe e cila mund të gjendet edhe në ueb-faqen e tyre.

Në kumtesën e Qytetit të Shkupit theksohet se nuk ka kurrfarë borxhi ndaj transportuesve, dhe se dispozitat kontraktore parashohin vetëm kushte për realizimin e transportit në territorin e qyteti.

"Sa i përket detyrimeve vijuese nga NQP Shkup ndaj tranpsortuesve privatë, të njëjtat do të paguhen sipas marrëveshjeve të nënshkruara, derisa zgjat thirrja publike për marrëveshje të reja për transportuesit publik", thuhet në kumtesë. fc/

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR