Qyteti i Gostivarit me internet falas në hapësirat publike
- Gostivari është një nga komunat e përzgjedhura në thirrjen e WiFi4WB (Wi0Fi për Ballkanin Perëndimor), një nismë që do të sjell internet falas dhe me shpejtësi të lartë në hapësira publike.
- Post By Fami Bajrami
- 09:47, 18 shtator, 2025
Shkup, 18 shtator 2025 (MIA)- Gostivari është një nga komunat e përzgjedhura në thirrjen e WiFi4WB (Wi0Fi për Ballkanin Perëndimor), një nismë që do të sjell internet falas dhe me shpejtësi të lartë në hapësira publike.
Qytetarët e Gostivarit do të kenë mundësi të lidhen më lehtë, më shpejt dhe pa kosoto, duke përfituar nga kjo risi që forcon lidhjen tonë me botën digjitale.
Kjo nismë zbatohet përmes programit EU4Digital Action, i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), dhe implementohet nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), thonë nga komuna e Gostivarit.