• e premte, 05 dhjetor 2025

Qytetarët me të ardhura të ulëta mund të aplikojnë për subvencionim të faturës për energji elektrike deri në fund të këtij muaji

Qytetarët me të ardhura të ulëta mund të aplikojnë për subvencionim të faturës për energji elektrike deri në fund të këtij muaji

Shkup, 15 shkurt 2023 (MIA) - Ministria e Ekonomisë informon se edhe në vitin 2023 vazhdon me subvencionim të faturës për energji elektrike për amvisëritë me të arhdura të ulëta dhe u bëln thirrje qytetarëve të aplikojnë deri në fund të këtij muaji.

Konkursi publik për këtë masë ishte publikuar më 27 janar në ueb - faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe do të zgjasë deri në fund të shkurtit.

Siç theksojnë nga Ministria e EKonomisë, për këtë masë janë siguruar 60 milionë denarë, ndërsa do të subvencionohen prej 600 deri 800 denarë nga fatura për energji elektrike të amvisërive varësisht nga të ardhurat e përgjithshme mujore të cilat i realizojnë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR