• e diel, 22 dhjetor 2024

Qytetarët kanë frikë nga përmbytjet, kërkojnë që të mënjanohen drunjtë e prera, të cilat ende janë në shtratin e lumit të Tetovës

Qytetarët kanë frikë nga përmbytjet, kërkojnë që të mënjanohen drunjtë e prera, të cilat ende janë në shtratin e lumit të Tetovës

Tetovë, 12 mars 2024 (MIA) - Një pjesë e qytetarëve që jetojnë në afërsi të shtratit të lumit Shkumbin, ku është bërë prerja e drurëve, kërkojnë që institucioni shtetëror përgjegjës për pyjet t'i largojë drunjtë nga shtrati. Ata thonë se kanë frikë nga rreziku i përmbytjeve pasi pemët e prera kanë mbetur në shtratin e lumit.

"Kërkojmë që menaxhmenti i pyjeve që t'i pastrojë pemët nga shtrati i lumit, sepse kanë qenë ata që kanë reaguar. Kërkojmë direkt që të pastrohet shtrati i lumit, kush ka kompetencë për ta bërë punën e tij pa qëllim tjetër", theksuan qytetarët të cilët i thirrën mediat.

"E kemi pritur me kënaqësi aksionin që ka filluar të bëhet, sepse unë jetoj në pjesën e sipërme, nuk ka pasur më parë veprime të tilla, dikur ka pasur heqje gurësh dhe shkëmbinjësh. Nuk shoh se janë prerë drunjtë jashtë shtratit, por në lumë e dimë që shtrati duhet të jetë gjithmonë i lirë", tha një tjetër banor i Tetovës.

Dje, MIA njoftoi se të dielën Komuna ka filluar aksionin për pastrimin e shtratit të lumit, gjatë të cilit janë prerë edhe disa nga pemët në shtratin e lumit. Aksioni është ndërprerë pas denoncimit në polici nga NP “Pyjet kombëtare”, e cila sipas Komunës ka ndaluar heqjen e pemëve të prera. mb/

 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR