• e mërkurë, 03 korrik 2024

QMK: Zjarri në Katllanovë është lokalizuar dhe po shuhet nga zjarrfikësit

QMK: Zjarri në Katllanovë është lokalizuar dhe po shuhet nga zjarrfikësit

Shkup, 25 korrik 2023 (MIA) - Pas raportimit për zjarr në Katllanovë, i pranuar në QMK në numrin për raste urgjente 112, zjarrfikësit e Brigadës së Mbrojtjes nga kundër zjarreve (BMKZ) të Qytetit të Shkupit dhe të Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare” menjëherë kanë dalë në terren, ku më pas zjarri është lokalizuar.

"QMK Rajonale Shkup është koordinuar me njoftimet e para, me ç'rast institucionet kompetente kanë dalë menjëherë në terren dhe situata është vënë nën kontroll. Komandanti i BMKZ-së së Qytetit të Shkupit gjatë kontakteve me QMK-në ka treguar se nuk ka nevojë për forca shtesë dhe se me zjarrin po përballen. Në orët e pasdites QMK-ja në Departamentin e Operacioneve dhe Koordinimit, ka marrë njoftim se zjarri është lokalizuar", thuhet në njoftimin e QMK-së.

Ndërmarrja publike “Pyjet Kombëtare” – filiali “Karaxhicë” bën të ditur se është djegur pylli dhe bari i thatë. Ekipi i tyre dhe ekipet e BMKZ-së do të jenë gjithashtu në terren dhe do të monitorojnë situatën deri në shuarjen e plotë të zjarrit, theksojnë nga QMK-ja. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR