QMK: Zjarre aktive në Tetovë, Gjevgjeli dhe Krushevë, nën kontroll zjarri në fshatin Trubarevë
- – Gjithsej tetë zjarre në vende të hapura janë regjistruar sot deri në orën 12:00 në territorin e gjithë shtetit. Prej tyre tre zjarre aktive ka në Gjevgjeli, në Kozhuf në fshatin Petrovë, në Xhepçishtë të Tetovës dhe në fshatin Sveto Mitreni të Krushevës.
- Post By Fitore Curri
- 15:59, 21 shtator, 2025
Shkup, 21 shtator 2025 (MIA) – Gjithsej tetë zjarre në vende të hapura janë regjistruar sot deri në orën 12:00 në territorin e gjithë shtetit. Prej tyre tre zjarre aktive ka në Gjevgjeli, në Kozhuf në fshatin Petrovë, në Xhepçishtë të Tetovës dhe në fshatin Sveto Mitreni të Krushevës.
Siç informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), nën kontroll është zjarri në fshatin Trubarevë, komuna Gazi Babë (mbeturina elektrike) në fshatin Viniçe të Shkupit, në vendin e quajtur Muratica (pyll me shkurre) dhe në fshatin Batincë, komuna Studeniçan (vegjetacion i ulët dhe pyll i përzier).
Janë shuar zjarret në komunën Koçan – fshati Bali (deponi) dhe në komunën Dellçevë – deponia Ostrec (mbeturina të djegura). fc/
Foto: Arkivi i MIA-s