• e premte, 05 dhjetor 2025

QMK: Zjarre aktive në Prilep dhe Dollnen

QMK: Zjarre aktive në Prilep dhe Dollnen

Shkup, 22 gusht 2025 (MIA) - Deri në orën 12:00 në territorin e mbarrë vendit janë regjistruar gjithsej nëntë zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat dy janë aktive, një është nën kontroll, derisa gjashtë janë shuar, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Zjarre aktive ka në komunën e Prilepit, në fshatin Belovodicë - vendi i quajtur Livadhe dhe fshatit Lenjishtë, ku janë përfshirë pyje ahu dhe në komunën e Dollnenit, pranë fshatrave Strovija dhe Dolgaec, ku digjet pyll i përzier.

Nën kontroll është vënë zjarri në "Jasen", ku flakët kishin përfshirë sipërfaqe me pyll të përzier.

Në rajonin e Shkupit, zjarret janë shuar në territorin e komunës së Sopishtës: pranë digës në liqenin Kozjak (bimësi e ulët dhe pyll) dhe komunën e Studeniçanit: fshatrat Koliçan i Epërm dhe Draçevicë - maja malore Kitkë (pyll i përzier).

Janë shuar zjarret edhe në komunën e Kërçovës: fshati Dushegubicë (bimësi e ulët), komuna e Velesit: fshati Klukovec (bimësi e ulët), komuna e Rosomanit: fshati Debreshtë (bimësi e ulët) dhe komunën e Demir Hisarit: fshati Kutretino (deponi).

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR