• e martë, 09 korrik 2024

QMK: Vihet pjesërisht nën kontroll zjarri në Zelenikovë

QMK: Vihet pjesërisht nën kontroll zjarri në Zelenikovë

Shkup, 27 gusht 2023 (MIA) - Zjarrfikësit e Brigadës për mbrojtje kundër zjarreve të Qytetit të Shkupit me mbështetjen e Shoqatës vullnetare të zjarrfikësve nga Zelenikova vendosën kontroll të pjesshëm ndaj zjarrit që shpërtheu pasditen e sotme në Komunën e Zelenikovës, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Zjarri në atarin e fshatrave Smesnicë, Novosellë dhe Strahojadicë ka përfshirë barin dhe sipërfaqe të ulëta pyjore.

Nga QMK thonë se për momentin nuk ka nevojë për intervenim të aeroplanëve.

"Situatën gjatë natës do ta përcjellin zjarrfikësit nga Shkupi. Nesër në mëngjes do të vendosim se si do të veprohet në shuarjen e zjarrit në atarin e fshatit Smesnicë, Komuna e Zelenikovës", informojnë nga QMK.

 

QËNDRONI TË LIDHUR