QMK: Tetë zjarre në ambient të hapur - shtatë janë shuar, një nën kontroll
- Deri në orën shtatë të mëngjesit janë evidentuar tetë zjarre në ambient të hapur në vend. Shtatë janë shuar, ndërsa një është vënë nën kontroll, kumtuan nga Qendra për menaxhim me kriza.
Shkup, 5 shtator 2025 (MIA) - Deri në orën shtatë të mëngjesit janë evidentuar tetë zjarre në ambient të hapur në vend. Shtatë janë shuar, ndërsa një është vënë nën kontroll, kumtuan nga Qendra për menaxhim me kriza.
Nën kontroll është vënë zjarri në malin Kozhuf, në territorin e komunës së Gjevgjelisë.
Nga zjarret e shuara, dy ishin në territorin e komunës Gazi Babë. Zjarret tjera ishin në zonën e komunave Vinicë, Kavadar, Likovë, Strumicë, Shuto Orizare. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s