• e premte, 05 dhjetor 2025

QMK: Tetë zjarre aktive, nën kontroll pesë, ndërsa 12 janë shuar

QMK: Tetë zjarre aktive, nën kontroll pesë, ndërsa 12 janë shuar

Shkup, 18 korrik 2025 (MIA) - Aktive janë tetë zjarre në ambiente të hapura që nga ora 18:30 nga gjithsej 25 gjatë ditës së sotme, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Janë shuar gjithsej 15, ndërsa nën kontroll janë pesë zjarre në ambient të hapur.

QMK-ja kumtoi se zjarre aktive ka në Vasilevë tek fshati Niviçino, ku digjet pyll i ulët, në Makedonski Brod tek fshati Greshnicë, ku është përfshirë pyll i përzier me bimësi të ulët dhe në Prilep - midis fshatrave Careviq dhe fshati Smolani, gjithashtu pyll i përzier dhe bimësi e ulët. Në Prilep/Kavadar tek fshatrat Nikodin, Rakle dhe Farish ku digjet bimësi e ulët dhe pyll i rrallë, në Likovë tek fshati Vishticë ku digjet bimësi e ulët dhe kashtë, në Manastir tek vendbanimit Dovlexhik, zjarri është riaktivizuar me bimësi të ulët, pastaj në Rosoman, tek fshati Trstenik ku digjen fusha të braktisura dhe në Ilinden tek Zona Industriale e Ilindenit ku digjet vegjetacion i ulët, kashtë dhe objekt.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme pasdite kumtuan se një helikopter policor i tipit Bel-412 nga Departamenti i Njësive të Aviacionit veproi në drejtim të zjarrit në komunën e Vasilevës, fshatin Niviçino, Strumicë, pas çka në 60 shpëthime janë hedhur më shumë se 80 ton ujë. Zjarri është ende aktiv dhe vazhdojnë aktivitetet për shuarjen e tij.

Nën kontroll janë vënë zjarret në Veles - tek fshati Xhidimircë, fshati Krushje dhe fshati Ivankovc ku digjej pyll i degraduar me shkurre të ulëta, në Dojran – fshati Nikoliq, pyll me bimësi të ulët, në Demir Hisar te deponia e qytetit, në Makedonski Brod tek fshati Creshnevo, fshati Lokvicë, fshati Krapë, pyll me bimësi të ulët dhe në Dellçevë tek fshati Istevnik i Vjetër ku digjet vegjetacion i ulët.

Janë shuar zjarret në Rankovcë në vendet e quajtura Ivanicë, Desetak dhe Kop, në Kumanovë në fshatrat Çetircë dhe Pçinjë, në Jegunoc - fshati Jegunoc, në Sveti Nikollë - vendi i quajtur Kantonçe, në Manastir - lagjja Dovlexhik, në Karbinc - fshati Ballvan i Poshtëm, në Shtip ku është djegur deponia e qytetit, në Aerodrom në rrugën "Gavrill Konstadinoviq" dhe Gazi Babë tek poligoni për qitje Kamnik. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR