QMK: Tetë zjarre aktive, ende aktiv zjarri në Jasen
- Në territorin e shtetit sot deri në orën 12 janë regjistruar gjithsej 19 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat tetë janë aktive, ndërsa 11 janë shuar.
- Post By Sara Ademi
- 13:18, 14 gusht, 2025
Shkup, 14 gusht 2025 (MIA) - Në territorin e shtetit sot deri në orën 12 janë regjistruar gjithsej 19 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat tetë janë aktive, ndërsa 11 janë shuar.
Siç informon Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK), ende është aktiv zjarri në zonën shumëqëllimore "Jasen" në komunën e Makedonski Brodit. Zjarre aktive ka edhe në Strugë, në vendet e quajtura "Oktishka Krasta" dhe "Mali Begut" në Prilep - fshati Dabnicë, në komunën e Makedonski Brodit - fshati Deviç-Greshnicë, në komunën Çeshinovë dhe Oblleshevë - fshati Teranc, komuna e Jegunovckit - mes fshatrave Rogaçevë dhe Jazhincë dhe në komunën e Sopishtes - fshati Shën Petka.
Janë shuar zjarret në komunat Demir Hisar, Strugë, Dellçevë, Kumanovë, Nagoriçan i Vjetër, Saraj, Haraçinë, Zhelinë, Tetovë dhe Gostivar. sa/
Foto: MIA