QMK pjesë e zhvillimit dhe testimit të Planit nacional për reagim dhe koordinim ndaj incidenteve kibernetike (NCIRP)
- Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Muhamed Ali, së bashku me këshilltarin shtetëror për TIK pranë QMK-së, Igorçe Karanfiloski, marrin pjesë në ngjarjen nacionale dyditore kushtuar zhvillimit dhe testimit të Planit Kombëtar për Reagim dhe Koordinim ndaj Incidenteve Kibernetike (NCIRP) të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila sot dhe nesër do të mbahet në Ohër.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:33, 13 nëntor, 2025
Shkup, 13 nëntor 2025 (MIA) - Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Muhamed Ali, së bashku me këshilltarin shtetëror për TIK pranë QMK-së, Igorçe Karanfiloski, marrin pjesë në ngjarjen nacionale dyditore kushtuar zhvillimit dhe testimit të Planit nacional për reagim dhe koordinim ndaj incidenteve kibernetike (NCIRP) të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila sot dhe nesër do të mbahet në Ohër.
Në këtë ngjarje prezantohet sistemi për menaxhim me kriza si institucion kyç në rast të një situate krizash kibernetike, si dhe përdorimi i platformës NICS si mjet bazë për koordinim.

"Ngjarja, e organizuar në kuadër të projektit “Kiber Balkan”, i financuar nga Bashkimi Evropian, i bashkoi institucionet dhe organet përkatëse të sigurisë kibernetike me qëllim forcimin e kapaciteteve nacionale për reagim ndaj incidenteve kibernetike dhe zbatimin e Strategjisë Nacionale për Siguri Kibernetike 2025–2028", thonë nga QMK. qa,
Foto: QMK