• e premte, 05 korrik 2024

QMK paralajmëroi për mot të lig në Fushëgropën e Shkupit

QMK paralajmëroi për mot të lig në Fushëgropën e Shkupit

Shkup, 23 korrik 2023 (MIA) - Një masë e paqëndrueshme e vranësirave nga territori i Kosovës ka kaluar drejt shtetit tonë dhe pritet orën e ardhshme ta kaplojë rajonin e Fushëgropës së Shkupit, veçanërisht pjesën lindore të saj si edhe rajonin e Kumanovës, paralajmërojnë na Qendra për Menaxhim me Kriza.

Shoqërohet me shkarkime elektrike, shi të rrëmbyeshëm, erë të fuqishme dhe breshër.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paraprakisht njoftuajn se për shkak të energjisë së mbledhur në atmosferë dhe lagështisë së rritur mbi rajonin tonë, sot në orët e pasdites në pjesët veriore do të ketë kushte për mot të lig lokal me reshje intensive të shiut dhe shkarkime elektrike, erë të fuqishme mbi 70 kilometra në orë dhe paraqitjen e breshrit. 

foto: MIA, QMK

 

QËNDRONI TË LIDHUR