• e enjte, 08 janar 2026

QMK: Për shkak të përmbytjeve po evakuohen banorët e rrugës “Prilepska” në Kërçovë, rrëshqitje të dheut në rrugët Gostivar-Strazhë dhe Tetovë-Banjicë

QMK: Për shkak të përmbytjeve po evakuohen banorët e rrugës “Prilepska” në Kërçovë, rrëshqitje të dheut në rrugët Gostivar-Strazhë dhe Tetovë-Banjicë

Shkup, 7 janar 2026 (MIA)- Sipas informatave nga Qendrat Rajonale për Menaxhim të Krizave, në pjesën më të madhe të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjendja është stabile.

Kumanovë, Likovë, Nagoriçan i Vjëtër, Kriva Pallankë, Rankovcë dhe Kratovë – nuk ka derdhje të lumenjve dhe nuk janë evidentuar pasoja nga reshjet e shiut. Shërbimet komunale përkatëse po e ndjekin situatën.

Shkup, Strumicë, Veles, Kavadar, Negotinë, Sveti Nikollë dhe Shtip – nuk janë raportuar përmbytje apo rrëshqitje toke; gjendja është stabile dhe nën kontroll, bën të ditur QMK.

Në Ohër – janë raportuar bodrume, garazhe dhe oborre të përmbytura në disa lokacione. Për situatën janë njoftuar pushteti lokal dhe Shtabi i Krizës i Komunës së Ohrit, të cilët po veprojnë sipas thirrjeve të pranuara.

Në Kërçovë – janë evidentuar përmbytje në disa objekte banimi në rrugën “Prilepska”. Është në zhvillim evakuimi i banorëve, ndërsa në terren ndodhen ekipet e Komunës së Kërçovës, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kryqit të Kuq, NP “Komunalec” dhe shërbime të tjera kompetente.

Në Strugë – pas një paraqitjeje përmes numrit të urgjencës 112, është evidentuar një rrëshqitje e madhe dheu në aksin rrugor f. Tatesh – f. Mislodezhdë. Për gjendjen është njoftuar NP “Maqedonia Pat” dhe po ndërmerren masa për sanim.

Në Tetovë dhe Gostivar – janë regjistruar rrëshqitje dheu në rrugët Gostivar–Strazhë dhe Tetovë–Banjicë, ku qarkullimi zhvillohet me vështirësi të përkohshme. Pas paraqitjeve përmes 112, janë evidentuar derdhje të lumit Vardar në f. Balin Dol, të lumit Lukaviçka në f. Malo Turçan dhe të lumit Sushicka në f. Banjicë e Epërme. Janë përmbytur toka bujqësore dhe disa oborre. Për situatën janë njoftuar Komuna e Gostivarit, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, NP “Komunalec”, Stacioni Policor i Gostivarit, ku është ndërmarrë ulje e prodhimit të energjisë elektrike.

Komuna e Bogovinës – për shkak të daljes së ujit jashtë kanaleve ekzistuese, është përmbytur tokë bujqësore. Drejtori i NP “Shari” ndodhet në terren dhe po koordinon aktivitetet me institucionet kompetente.

Manastir dhe Resnjë – rrëshqitja e dheut pranë f. Sirhan është sanua. Në f. Drmeni janë përmbytur dy oborre, për çka janë njoftuar Komuna e Resnjës dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim – Resnjë.

“Reshjet e shiut vazhdojnë, ndërsa gjendja në terren dhe niveli i ujërave në lumenj po monitorohen vazhdimisht nga institucionet kompetente”, thonë në QMK.

 

QËNDRONI TË LIDHUR