• e shtunë, 06 dhjetor 2025

QMK: Për shkak të erës që përfshiu zonën e Kumanovës dhe Shkupit në disa lokacione nga shkëndijat e telave janë shkaktuar zjarre

QMK: Për shkak të erës që përfshiu zonën e Kumanovës dhe Shkupit në disa lokacione nga shkëndijat e telave janë shkaktuar zjarre

Shkup, 17 korrik 2025 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se për shkak të erës që përfshiu zonën e Komunës së Kumanovës dhe Qytetin e Shkupit në disa lokacione nga shkëndijat e telave janë shkaktuar zjarre.

Në rajonin e Shkupit, zjarre janë raportuar midis Zonës industriale Bunarxhik dhe rafinerisë Okta.

Në komunën e Kumanovës dhe komunën e Nagoriçanit të Vjetër janë raportuar zjarre në fshatrat Ramanli, Agino Sello, Tabanoc, Shupnji Kamen, Mllado Nagoriçan dhe Strnovac.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR