QMK: Operacion i shpëtimit në liqenin e Dojranit
- Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se dje ka pasur një operacion shpëtimi në Liqenin e Dojranit që ka përfunduar me sukses.
- Post By Fami Bajrami
- 10:49, 30 shtator, 2024
Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se dje ka pasur një operacion shpëtimi në Liqenin e Dojranit që ka përfunduar me sukses.
"Në QMK në 112 rreth orës 16:30 është kërkuar ndihmë për një person i cili ka qenë duke notuar në liqen për shkak të motit të keq me erë, dallgë dhe rryma nga liqeni në afërsi të fshatit "Kalldërma" në Liqenin e Dojranit. Personi është gjetur i gjallë nga policët e SP Dojran. Konkretisht nga SPB Strumicë është raportuar se personi ka notuar deri në bregun afër kufirit grek. Personi është nxjerrë prej andej nga punonjës të MPB-së dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën", kumtoi QMK-ja.
Policët nga SP Dojran me një varkë të koncesionuesit të liqenit kanë dalë në fushë nga era e fortë dhe dallgët dhe po kontrollonin liqenin e Dojranit në vendin ku është vërejtur personi. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), siç thuhet në kumtesë, nuk ka pasur asjë varkë në liqenin e Dojranit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s