• e premte, 05 dhjetor 2025

QMK: Nuk ka zjarre aktive, katër janë nën kontrollë, 13 janë shuar

QMK: Nuk ka zjarre aktive, katër janë nën kontrollë, 13 janë shuar

Shkup, 2 shtator 2025 (MIA) - Deri në orën 21:00 në territorin e gjithë vendit nuk ka zjarre aktive, katër janë nën kontrollë, ndërsa 13 janë shuar, informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK). 

Nën kontrollë janë zjarret në deponinë Vardarishte, në zonën shumëfunksionale "Jasen" (pyll i përzier), në malin Kozuf në komunën e Gjevgjelisë dhe në fshatin Nikushtak në komunën e Likovës. 

Janë shuar zjarret në komunat e Studeniçanit, Haraçinës dhe Sarajit dhe në komunat Dollnen, Strumicë, Strugë, Veles, Dellçevë, Kumanovë, Likovë, Tetovë dhe Gostivar. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR