QMK: Një zjarr aktiv, pesë janë nën kontroll
- -Deri në ora 8:30 e mëngjesit të sotëm, në territorin e vendit ka një zjarr aktiv, ndërsa pesë janë vënë nën kontroll. Aktiv është zjarri në Komunën e Kavadarit në afërsi të Liqenit Tikvesh, ku digjen pyje dhe bar të ulët, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
- Post By Fitore Curri
- 10:47, 30 gusht, 2025
Shkup, 30 gusht 2025 (MIA) -Deri në ora 8:30 e mëngjesit të sotëm, në territorin e vendit ka një zjarr aktiv, ndërsa pesë janë vënë nën kontroll. Aktiv është zjarri në Komunën e Kavadarit në afërsi të Liqenit Tikvesh, ku digjen pyje dhe bar të ulët, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Siç theksojnë ata, zjarret në Komunën e Makedonski Brod në Zonën Shumëqëllimore Jasen ku digjet pyll i përzier janë nën kontroll, në Komunën e Gjevgjelisë në malin Kozhuf ku ka një zjarr nëntokësor, në Komunën e Zhelinës në fshatin Merovë ku digjet pyll i përzier dhe në fshatin Cerovë ku digjet bimësi e ulët dhe pyll i përzier, si dhe në Komunën e Dollnenit në fshatin Dolgaec ku digjet pyll i përzier. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s