• e mërkurë, 03 korrik 2024

QMK: Një trup i pajetë është vërejtur në lumin Vardar afër Gradskos

QMK: Një trup i pajetë është vërejtur në lumin Vardar afër Gradskos

Shkup, 18 qershor 2023 (MIA) - Në lumin Vardar, afër fshatit Ulanci, Komuna Gradsko, është vërejtur një trup i pajetë i njeriut, informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Veles.

Nga aty theksojnë se trupi është vërejtur nga policia e SPB Veles.

"Policia ka tentuar ta lokalizojë në disa pika, por pa sukses, kështu që për shkak të nivelit të lartë të ujit, trupi i pajetë është duke lëvizur në drejtim të Komunës së Negotinës", qëndron në kumtesën nga QMK-ja.

Ata shtojnë se për rastin janë njoftuar Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Vetëqeverisja Lokale. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR